Hasho: Për mjetet e kategorisë së rëndë, autobusët e taksitë nuk duhet të jepet leja e drejtimit sa merr kategorinë B
Nga Lili Saraçi Përditësimi i fundit 23 Mars 2025, 15:50
Eksperti i Sigurisë Rrugore, Fatmir Hasho në një intervistë në Ora Neës u shpreh se duhet të respektohen sinjalistikat rrugore për të shmangur aksidentet.
Hasho: Mënyrat e ndalimit të mjeteve janë përcaktuar rigorozirishët në kodin rrugor.
Unë këmbëngul për mjetet e kategorisë së rëndë, për autobusët, për taksi nuk duhet të jepet leja e drejtimit menjëherë sa merr katëgorinë B pra një vit.
Që në 2014 me ndryshimet e kodit rrugor kam qenë i vetmi që e kam ngritur dhe nuk më ka dëgjuar njeri.
Keni disa raste ku i zotërojnë lejet e drejtimit unë prap nuk jam dakord, nuk kanë aftësinë e duhur fizike e mendore për të drejtuar të tilla mjete të këtyre kategorive sepse kërkojnë specifika të veçanta.
