EMRI/ "Çmendet" 68-vjeçari në Vaun e Dejës, ja çfarë tentoi të bënte

Një ngjarje e rëndë është shënuar në Vaun e Dejës, ku një 68-vjeçar ka tentuar që të vrasë me çifte gruan e tij për motive xhelozie.

Policia bën me dije se 68-vjeçari Xhabir Hoxhaj, për motive xhelozie ka qëlluar 2 herë me armë gjahu çifte në drejtim të bashkëshortes për ta vrarë  dhe më pas e  ka goditur me grushte në fytyrë dhe e ka dëmtuar me mjet prerës (xham)  në pjesën e qafës dhe shpatullës.

Ndërsa u bë e ditur se 61-vjeçarja ndodhet nën kujdesin e mjekëve jashtë rrezikut për jetën.

Në bashkëpunim me Sektorin për Krimet e Rënda në Drejtorinë Vendore të Policisë Shkodër  u bë kapja  e shtetasit Xh. H., 68 vjeç, banues në fshatin Mjedë dhe arrestimi në flagrancë  i tij për veprën penale “Vrasja për shkak të marrëdhënieve familjare” e mbetur në tentativë.

Nga veprimet e para hetimore  dyshohet se 68-vjeçari, për motive të dobëta (xhelozie)  ka qëlluar 2 herë me armë gjahu çifte në drejtim të bashkëshortes për ta vrarë   dhe më pas e  ka goditur me grushte në fytyrë dhe e ka dëmtuar me mjet prerës (xham)  në pjesën e qafës dhe shpatullës.

61-vjeçarja shtetasja Gj.H, ndodhet nën kujdesin e mjekëve jashtë rrezikut për jetën.

Në cilësinë e provës materiale është sekuestruar arma e gjahut çifte, dy gëzhoja dhe 17 fishekë armë gjahu”, thuhet në njoftimin e policisë.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.

EMRI/ "Çmendet" 68-vjeçari në Vaun e Dejës, ja