VIDEO+EMRI/ Ndërron jetë i moshuari, i cili gjendej në banesën që mori flakë në Bulqizë

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Bulqizë, ku një i moshuar ka ndërruar jetë pasi banesa e tij është përfshirë nga flakët.

Mësohet se bëhet fjalë për 80-vjeçarin Xhevdet Cara, i cili është dërguar në spital me shenja jete por nuk ka mundur t’u mbijetojë dëmtimeve nga flakët.

Zjarri është vënë në kontroll, ndërsa mësohet se i moshuari ishte i vetëm në banesë.

Dyshohet se shkak i zjarrit mund të ketë qenë një shkëndijë elektrike ose një cigare e harruar e ndezur nga i moshuari.