FOTO+VIDEO/ Shembet masiv i madh shkëmbor, bllokohet rruga në Vermosh
Nga OraNews Përditësimi i fundit 23 Mars 2025, 18:45
Një masiv i madh shkëmbor është shkëputur nga shpati dhe ka rënë në rrugën e Vermoshit, duke e bërë aksin të pakalueshme për automjetet. Ngjarja ka ndodhur pak minuta më parë dhe nuk ka asnjë reagim nga autoritetet.
Një qytetar, i cili ndodhej pranë vendit të ngjarjes, thotë se rruga është plotësisht e bllokuar dhe kalimi është i pamundur.

Denoncuesi për JOQ shton se gjashtë burra janë përpjekur të largojnë gurët nga rruga, por shkëmbinjtë janë tepër të rëndë për t’u lëvizur pa mjete të posaçme.
