Si të kemi rrugë të sigurta? Likaj: Gjobat nuk janë vendimtare për uljen e numrit të aksidenteve
Eksperti rrugor, Fadil Likaj në një intervistë në Ora News u shpreh se gjobat nuk janë vendimtare për uljen e numrit të aksidenteve në rrugë.
Likaj: Faktikisht masat administrative nga policia rrugore siç mund ta krahasojmë me vitin e kaluar është numri më i vogël në këtë vit po ta krahasojmë me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar.
Masat administrative në aspektin e sigurisë rrugore bazuar në standartet kombëtare e ndërkombëtare, bazuar edhe në eksperiencën tonë të kryerjes së akteve të ekspertimit mund të zejë deri në 10% të minimizimit të aksidenteve në rrugë.
Por nuk është vendimtare për uljen e numrit të aksidenteve dhe rritjen e parametrave të sigurisë rrugore pasi duhet të funksionojnë një sërë mekanizmash.
Kjo është një hallkë por që të ndërtohet një mekanizëm duhet një mori hallkash të tjera të ndërthurura mes tyre dhe të arrijmë aty ku do e quanim zero vdekje në rrugë.
Droni është një mekanizëm shumë i mirë për konstatimin e të gjithë përdoruesve të rrugës në lidhje me shkeljet e kodit rrugor.
