''Përmbajtja e fletës ka rëndësi, jo modeli'', Xhemollari: Ja si Spiropali po përdor fondet e Kuvendit për fushatë

Rigels Xhemollari nga Qëndresa Qytetare në një intervistë në Ora News u shpreh se ajo që ka vlerë më shumë është përmbajtja e fletës së votimit sesa forma e saj.

Xhemollari hodhi dyshime për abuzime me fondet e Kuvendit nga Elisa Spiropali e cila sipas tij po përdor nismën ‘’Kuvendon’’ për takime që po zhvillon me qytetarë në bashkitë e Rrogozhinës, Vorës ku ajo është edhe drejtuese e Tiranës.

Xhemollari: Ka qenë pak a shumë e njëjtë në 2021, pra kanë qenë listat e hapura.

Por nuk kanë qenë të parashikuara listat e mbyllura duke qenë se ato shtojnë pak volum tek fleta.

Fleta ka dalë pak më e madhe por që kjo është një aspekt që i përket formës dhe nuk e di shumë pretendojnë që mund të ndikojë tek zgjedhja e qytetarëve dhe tek pavlefshmëria e votës.

Unë nuk besoj se do të ndikojë se ka tre opsione votimi.

Mund të votosh vetëm partinë, mund të votosh vetëm kandidatin ose mund ti votosh të dyja.

Ajo që ka vlerë të diskutohet është përmbajtja e fletës sesa forma.