VIDEO/ Rama talli sërish Lulin, Basha i kthehet: Me kmish nate apo kmish burgu? Me çar i ke vesh shokët?
Nga OraNews Përditësimi i fundit 19 Mars 2025, 11:52
Kryeministri Edi Rama sot është tallur sërish me Luli Bashën. Gjatë takimit me kandidatët e PS-së në Elbasan, Rama me nota ironie u shpreh se një njeri që gjumi e do vetëm për vete është i përsosur dhe ka lindur me këmishë nate.
“Luli nuk evoluon se është i përsosur dhe nuk ka ça evoluon, ka lindur i përsosur. Një njeri që gjumi e do aq shumë sa e mban për vete. Ka njerëz që thonë lind me këmishë, por Luli ka lindur me këmishë nate. Një është ai”, ka deklaruar Rama.
Nuk ka vonuar dhe ka ardhur reagimi i Lulzim Bashës përmes rrjeteve sociale.
"Me kmish nate apo kmish burgu?
Me çar i ke vesh shokët Rame
7x7=313", thekson Basha, në komentin bashkëngjitur video-mesazhit drejtuar Ramës.

