Çullhaj: Kodi zgjedhor është problematik, favorizon dy partitë e mëdha. Të tjerët larg pushtetit

Gara për deputet për qarkun e Tiranës do të jetë një çmenduri e vërtetë. Mjafton të shohim fletën e votimit për zgjedhjet e 11 majit, një fletë gjigande ku në garë janë 11 subjekte zgjedhore, plot 539 emra për vetëm 37 mandate.

Përmasat e fletës së votimit do të jenë 58.3 cm me 29.7cm.

Mazhoranca kërkon një mandat të pakët, ndërsa subjektet e reja garojnë për të futur së paku 1 deputet në Kuvend.

E në mënyrë disi të padrejtë, debati mbi listat dhe emrat e kandidatëve është përqëndruar kryesisht tek dy forcat e mëdha, PD dhe PS, duke lënë kështu jashtë vëmendjes alternativat e tjera.

I ftuar në emisionin "Ora e Betit", në "Ora News", për të folur për këtë temë ishte pedagogu Florian Çullhaj.

" Demokraci do të thotë ndryshim. Ne duhet të përpiqemi që aspektet në përditshmëri ti kanalizojmë politikisht. Ka dy plane, ideja e të rinjve dhe ideja e stablishmentit.

Plani i parë është që kjo garë është e hedhshme brenda llojit, pra të dy partitë sidomos PS, ka hedhur në listë të hapur personat më të pushtetshëm politikisht dhe kjo nuk do të thotë që duhet të stepen kantidatët e rinj apo partitë e reja, përkundrazi kjo kërkon një emancipim kulturor- politik të shoqërisë që smund të thonë që nuk kanë alternativa.

Ky është rasti që nuk ka pse thonë që nuk ka përfaqësim. Përfaqësimi është i gjithanshëm. Kemi një të majtë klasike, kemi një të majtë klasike, secili është i përfaqësuar denjësisht përsa i përket aspektit ideologjik dhe duhet kanalizuar në këtë pjesë.

Kodi zgjedhor është shumë problematik, pra mënyrën sesi e kanë strukturuar. Të dyja partitë e kanë bërë në këtë formë që të gjithë të tjerët të jenë larg pushtetit. Tavolina e pushtetit është e ndarë bipolare, e kanë vendosur dhe në Kushtetutë. E kanë bërë me kast këtë pjesë, që pushteti është i imi", u shpreh Çullhaj.