Rama ftesë për Dash Sulën t’i bashkohet PS-së, por me kusht dezinfektimin e tij nga “këneta”
Ky është slogani i Partisë Socialiste në Zgjedhjet e 11 Majit, qëllim për të cilin kryeministri Edi Rama u hapi derën e bashkëpunimit edhe për demokratët.
Nënkuptoi se ftesa ishte edhe për Dashnor Sulën, deputetin aktual të qarkut të Elbasanit, por me kusht dezinfektimin siç e cilësoi Rama nga këneta ku ishte.
Tek Sula u ndal veçanërisht për zhvillimet që e lanë jashtë listave në dy parti.
Kryesocialisti Rama këtë deklarata mes kandidateve të PS për deputetë në qarkun e Elbasanit, nga ku përcaktoi edhe të përjashtuarit nga oferta politike për opozitarët.
Të besuarve në qarkun e Elbasanit, Rama u sqaroi rrezikun e skenarit të kundërt të fitores shembullore që kërkon për të çuar për para integrimin.
Vota për PS theksoi të kërkohet për drejtësinë e Pavarur, duke theksuar Sali Berishën përballë.
Përreth asaj që e cilëson Kënetë të Madhe, Rama nuk i kursue as partitë e vogla
Ndërsa opozita e akuzon për akt censure, Rama tha se vendimin për mbylljen e Tik TOK e morën prindërit dhe jo socialistët.

