"11 maji", Rama me kandidatët e Elbasanit: Investimi për Shqipërinë në BE, vota tek numri 5 i PS në fletën e votimit

Kryeministri, njëherësh kreu i PS, Edi Rama ka mbledhur mëngjesin e kësaj të mërkure strukturat e PS-së në Elbasan ku po zhvillon një takim së bashku edhe me kandidatët për deputetë të këtij qarku.

Gjatë fjalës së tij, Rama theksoi rëndësinë e votës së shqiptarëve në zgjedhjet e 11 majit, duke e cilësuar një moment historik për anëtarësimin e Shqipërisë në BE.

Pjesë nga fjala e Edi Ramës:

“Dua të ndaj me ju disa mesazhe që është e rëndësishme të jenë në qendër të komunikimit tonë në të gjithë territorin me të gjithë qytetarët. Çdo gjë që lidhet me jetën e qytetarëve, punët e bëra, infrastrukturën, urbane, rrugore, rurale, shëndetësore, arsimore, apo aspektet e tjera, janë të rëndësishme. Edhe në qarkun e Elbasnait, volumi i punëve të kryera dhe investimi i qeverisë në pushtet qendror dhe vendore, është më i madhi ndonjëherë në kaq vite.

Ne do kemi mesazhe të drejtpërdrejta për të gjtiha moshat dhe grupet e interesit dhe momenti më i rëndësishëm është përtej atyre për këto zgjedhje. Sepse përkojnë në moment të jashtëzakonshëm historik, sepse për herë të parë mundësia e hyrjes së Shqipërisë në BE është reale dhe aktuale, nuk ka qenë aktuale por reale deri tani.

Reale sepse BE na ka thënë se e kemi vendin atje, e na duan atje, por ka qenë gjithmonë një projeksion në të ardhmen, sot ky është një moment aktual, është hapur një dritare që nuk do rrijë hapur përgjithmonë.

Tani është mundësia për të bërë histori dhe ka përkuar me një palë zgjedhje, sepse mund të mos ishin zgjedhjet. Ne i kemi hapur negociatat vjet, objektivi i vendosur dhe i dakordësuar me BE dhe shtetet anëtar, kam folur edhe personalisht me ta, ku pa fjalën e tyre Komisioni nuk mund të dakordësonte, fundi 2027, janë 3 vite. Kanë qëlluar zgjedhjet në mes dhe është themelore që ta caktojmë përtej partive, preferencave dhe pakënaqësive, është objektiv përtej nesh.

Nuk realizon rritjen e pagave, por realizon kalimin e një populli të tërë në një nivel tjetër, edhe për fëmijët, edhe për ata që nuk votojnë, ku pas katër vitesh do marin pasaportë të BE-së.

Që do të thotë se më 12 maj ne do kemi punën tonë me numërimin e votave e bla-bla-bla, por ama ata që do shkojnë ditë të hënë në punë, janë 1 mijë veta që punojnë për negociatat, nuk duhet të kenë asnjë ndërhyrje, asnjë pengesë, dhe ata që janë në BE e Bruksel të marrin mesazhin se populli shqiptar vijon përpara me negociatat.

Sado të ketë ndërhyrje nga këto të kënetës dhe moçaleve të vjetra, gjoja me rininë e tyre që po vjen, me baballrët e tezat në listat e tyre”.

Mesazhi në rrjetet sociale

"11 maji", Rama me kandidatët e Elbasanit: Investimi për

Më herët në një status në rrjetet sociale, Rama ftoi qytetarët që të investojnë votën tek numri 5, tek Partia Socialiste për të siguruar një të ardhme europiane për Shqipërinë, duke vazhduar pa ndërprerje negociatat me Bashkimin Europian dhe duke përmbushur synimin për anëtarësimin e plotë të vendit në BE deri në vitin 2030.

Rama thekson se ky është një hap i rëndësishëm për të siguruar një të ardhme të sigurt për qytetarët shqiptarë, përfshirë mundësinë për të marrë pasaportën europiane për veten dhe familjen e tyre.

Ai bën thirrje që votuesit të përqendrohen tek kjo perspektivë, pa u ndikuar nga preferencat politike majtas apo djathtas.

“Me numrin 5  të Partisë Socialiste në fletën e 11 majit, ku çdo shqiptar e shqiptare do të duhet ta investojë votën për të vazhduar pa asnjë ndalesë a lëkundje negociatat me BE, anëtarësuar Shqipërinë në Bashkimin Europian, siguruar pashaportën europiane për vete e familjen, duke mos parë majtas e djathtas, po drejt, tek maja e Shqipërisë 2030 në BE”, shprehet Rama në postimin e tij.

KANDIDATËT E PS NË QARKUN ELBASAN

LISTA E MBYLLUR

Arbjan Mazniku

Bora Muzhaqi

Adi Qose

Evis Kushi

Ermal Elezi

LISTA E HAPUR

Aulona Bylykbashi

Florenc Spaho

Desantila Tahiraj

Saimir Hasalla

Agron Gaxho

Shkëlqim Bullari

Ela Toçka

Olsi Komici

Ervina Meta

Geldon Fejzo

Luan Duzha

Arlind Kullolli

Sara Mila

Musa Coha