INCINERATORË “TË PASTËR”! Projekti inovativ i nxënësve të Shupenzës për mbrojtjen e mjedisit

Nxënësit e shkollës "Rifat Manjani" në Shupenzë kanë realizuar një projekt për mbrojtjen e mjedisit, duke ndërtuar një incinerator landfill që kthen mbetjet në energji. Ky projekt synon të kontribuojë në uljen e mbetjeve dhe përmirësimin e burimeve të energjisë. Projektin e udhëhoqi mësuesi Jeton Lika, i cili shpreson që ky model të shërbejë si frymëzim për të tjerët.

Ndërtimet e incineratorëve në Tiranë, Elbasan dhe Fieri u shoqëruan me zbulimin e skandaleve të abuzimeve nga ish-zyrtarë e privatë, duke çuar në burg edhe një ministër, por nxënësit e Shkollës “Rifat Manjani” në Shupenzë të Bulqizës japin një tjetër shembull.

Ata kanë hartuar një projekt inovativ se si incineratorët mund të përdoren për prodhimin energjisë. Nxënësit thonë procesi kontribuon në uljen e mbetjeve dhe përmirësimin e burimeve të energjisë.

Një pjesë e rëndësishme e këtij projekti është fabrika e përpunimit, e cila është ideuar për të ruajtur ekuilibrin ekologjik.

Projekti u realizua nën udhëheqjen e mësuesit të tyre Jeton Lika, i cili shpreson që ky projekt të bëhet një model për të tjerët.