Zani në "Epiqendër": Mësuesit hezitojnë të protestojnë, duhet të angazhohen për të drejtat e tyre

Në një intervistë për emisionin "Epiqendër" të gazetares Sonila Musai, Matilda Zani, juriste në Sindikatën e Pavarur të Arsimit, ka folur mbi vështirësitë që hasen në organizimin e protestave për të drejtat e mësuesve dhe përmirësimin e kushteve të arsimit.

Ajo theksoi se, shpesh, është e vështirë të organizohen protestat sepse shumë mesues hezitojnë dhe janë stepen për të marrë pjesë, duke krijuar një pengesë të madhe për veprimet kolektive.

Ajo apeloi për ndërgjegjësimin e mëtejshëm të mësuesve dhe të punonjësve të arsimit, duke theksuar se vetëm përmes një angazhimi të përbashkët mund të arrihen ndryshime dhe përmirësime.