Qeraxhiu në "Epiqendër": Arsimi po humb mësuesit, shkak pagat e ulëta
Nga Sonila Musai Përditësimi i fundit 18 Mars 2025, 18:48
Në një intervistë për emisionin "Epiqendër" të gazetares Sonila Musai, Migen Qeraxhiu, nga Qëndresa Qytetare, është shprehur se politikat shtetërore po kontribuojnë në humbjen e mësuesve dhe largimin e rinisë nga sektori i arsimit.
Ai theksoi se paga e ulët për mësuesit është një faktor kryesor që ka ndikuar në këtë situatë, duke bërë që shumë të rinj të mos e konsiderojnë më arsimin si një degë të preferuar.
