Veliaj i merr me vete/ Drejtori juridik i Bashkisë Tiranë, Alban Dokushi paraqitet në SPAK
Sekretari i përgjithshëm i Bashkisë Tiranë Alban Dokushi është paraqitur ditën e sotme në SPAK, teksa Erjon Veliaj po hetohet nga prokuroria e Posaçme për korrupsion e pastrim parash.
Nuk dihet pse është thirrur konkretisht Dokushi, por dyshimet e para janë lidhur me çështjet që kanë të bëjnë me kryetarin e tij, Erion Veliaj, i cili ndodhet në qeli.
Drejtori juridik i Bashkisë Tiranë ka deklaruar për gazetarët se “Erion Veliajn e kam takuar me autorizimin e Prokurorisë së Posaçme”
Dokushi është denoncuar më herët nga opozita e cila e ka akuzuar se vëllai i tij ka përfituar 6.3 milionë euro.
Sipas PD-së në emër të Bashkisë Tiranë janë konfirmuar pagesat e kryera për shpenzime të ekzekutimeve të vendimeve gjyqësore, në favor të vëllait të drejtorit të tij, Alban Dokushi.
