Qeraxhiu: Të drejtat tona mbrohen vetëm kur ngremë zërin

Në një intervistë për emisionin "Epiqendër" të gazetares Sonila Musai, Migen Qeraxhiu, nga Qëndresa Qytetare, bëri thirrje për një angazhim të gjithanshëm për të mbrojtur të drejtat tona.

Ai theksoi se është e domosdoshme që të ngrihemi pasi vetëm kështu mund të arrihen ndryshimet e nevojshme në shoqëri duke shtuar se çdo individ ka përgjegjësinë të kontribuojë për të arritur një shoqëri më të drejtë dhe të barabartë.