Matilda Zani: Mësuesit sot janë pa kushte pune dhe paga të ulëta
Në një intervistë për emisionin "Epiqendër" të gazetares Sonila Musai, Matilda Zani, juriste në Sindikatën e Pavarur të Arsimit, ka theksuar disa nga problemet kryesore që po përballen mësuesit shqiptarë.
Ajo nënvizoi se shumë mësues janë të privuar nga kushte të nevojshme për të zhvilluar mësimin në kushte bashkëkohore, duke e bërë të vështirë procesin arsimor.
Sipas Zanit, një nga shqetësimet më të mëdha është mungesa e ngrohjes në shumë shkolla.
Ajo gjithashtu theksoi se pagat e mësuesve janë shumë të ulëta, një problem që po ndikon negativisht në motivimin dhe angazhimin e tyre për të dhënë mësim cilësor.
Zani apeloi për një angazhim më të madh nga autoritetet për të përmirësuar kushtet e punës për mësuesit dhe për të siguruar financim të mjaftueshëm për arsimin.
