Emri/ Makina përplaset me motorin në Shkodër, humb jetën 25-vjeçari

Një aksident i rëndë ka ndodhur këtë të martë në aksin rrugor Shkodër-Velipojë në Bërdicë, ku një person ka humbur jetën.

U bë me dije se një person që po lëvizte me motor është përplasur me një automjet.

Për fat të keq nga aksidenti ka mbetur i vrarë 25-vjeçari, Xhevahir Maksuti.

Mësohet se makina ka qenë duke dalë nga një gomisteri në momentin që është përplasur me motorin.

Emri/ Makina përplaset me motorin në Shkodër, humb jetën
Pamjet nga vendngjarja