Platforma raportuese për konsumatorët, Mazreku: Nevojiten më shumë mekanizma për informim dhe monitorim
Në emisionin Alert, moderuar nga Granit Sokolaj në Ora News, Drejtorja e Milieukontakt Shqipëri, Valbona Mazreku, theksoi rëndësinë e krijimit të platformave raportuese për konsumatorët. Ajo u shpreh se qytetarët duhet të kenë mundësinë të raportojnë problematikat e tyre dhe të marrin informacion mbi mënyrat për t’i zgjidhur ato.
Sipas Mazrekut, një mekanizëm i tillë jo vetëm që do të ndihmonte konsumatorët, por edhe do të shërbente si një mjet monitorimi për të identifikuar dhe adresuar më mirë problematikat e ndryshme.
Ajo kritikoi institucionet, duke theksuar se faqet zyrtare të pushtetit vendor dhe qendror shpesh janë të vakëta në informacion, të papërditësuara dhe nuk ofrojnë ndihmën e duhur për qytetarët.
Mazreku nënvizoi se ngritja e platformave të tilla do të ishte një hap i rëndësishëm për fuqizimin e konsumatorit dhe rritjen e transparencës në treg.
NDIQNI EMISIONIN E PLOTË “ALERT” NË “ORA NEWS”

