Ryan Air shton linjat e udhëtimeve/ Për sezonin veror, mbi 320 fluturime javore drejt 23 destinacioneve
Ryan Air feston verën e saj të dytë në Shqipëri me një zgjerim të mëtejshëm të fluturimeve nga Tirana.
Për sezonin veror 2025, kompania do të ofrojë mbi 320 fluturime javore drejt 23 destinacioneve, duke përfshirë dy linja të reja për në Lamezia dhe Varshavë-Chopin
Për të shënuar këtë rritje, Ryan Air ka nisur një shitje speciale 3-ditore, me bileta nga vetëm 19,99 €
Me këtë zgjerim drejtori operacional i TIA-s Piervittorio Farabi tha se kjo do te behet linja kryesore e udhëtimit për shqiptarët.
Drejtori Komercial i Ryanair, Jason Mc Guinness shtoi se Ryan Air është e vetmja linje me çmime te ulëta te biletave.
Përveç zgjerimit të linjave, Ryanair synon krijimin e vendeve të reja të punës, të rrisë turizmin dhe të ndikojë në ekonominë vendase.
