Durrës, tjetër shkollë e rindërtuar – Manastirliu: Standarde evropiane për 300 nxënës dhe mësues

Edhe një tjetër shkollë e re po përfundon në Durrës, shkolla e mesme sportive “Benardina Qerraxhia”.

Ministrja e Arsimit dhe Sportit, Ogerta Manastirliu bëri të ditur sot se kjo shkollë është rindërtuar si një kompleks i mirëfilltë arsimor me të gjitha kushtet, me standarde europiane për mësimdhënie.

“Shkolla e mesme sportive “Benardina Qerraxhia” në Durrës, e rindërtuar si një kompleks i mirëfilltë arsimor me të gjitha kushtet, me standarde europiane për mësimdhënie, së bashku me rezidencën për nxënësit, është gati të hapë dyert së shpejti, falë programit EU4Schools, financuar nga BE dhe zbatuar nga UNDP”, u shpreh Manastirliu.

Shkolla e mesme sportive “Benardina Qerraxhia” dhe konvikti i saj, do të ofrojnë kushte dhe standarde evropiane për 300 nxënës dhe stafin mësimdhënës.

Ndërtimi i shkollës së re dhe i konviktit po realizohet falë programit EU4Schools, financuar nga BE dhe zbatuar nga UNDP.