Çobani: Historia elektorale në Shqipëri ka treguar se partitë e vogla bashkohen për një vend të sigurt

Gazetari, Genc Çobani në një intervistë në Ora News u shpreh se historia elektorale në Shqipëri ka treguar se partitë e vogla bashkohen për të patur një vend të sigurt nën hijen e partisë më të madhe.

Çobani: Këtu qëndron problemi tek numri i madh i partive që u bashkuan.

Historia elektorale e Shqipërisë ka treguar se ka shumë parti të vogla të cilat bashkohen jo thjesht për atë që ne e quajmë bindje politike, por pikërisht për faktin për të patur një vend të sigurt nën hijen e të madhit.

Që në këtë rast është PD nga njëri krah dhe PS në krahun tjetër.

Shumë prej këtyre partive janë ofruar për të patur një vend të sigurt, në mos të sigurt të paktën në listat e hapura për kryetarët e tyre, për të preferuarit e kryetarëve.

Të jemi të sinqertë edhe ndonjë elekorat kush e di se çfarë edhe nuk kanë.

Kjo është arsyeja për mendimin tim që ka qejfmbetje sepse janë bashkuar për këtë qëllim dhe nga ana tjetër PD dhe aleatët më me peshë që kanë njëfarë elekorati që të kërkojnë të zënë vendin e tyre.