“Kandidatë të pastër!” Shoqëria Civile apel partive: Jo emrave që janë nën hetim. Hetimi i krimit zgjedhor të jetë prioritet

Shoqëria civile ka kërkuar nga SPAK dhe prokuroritë e rretheve të hetojnë me prioritet krimet zgjedhore. po ashtu ata apeluan partitë të mos përfshijnë në lista emra me precedentë

Pak orë pas përcaktimit të deputetëve në lista të hapura dhe të mbyllura, shoqëria civile apelon partitë politike  të mos përfshijnë në lista, kandidatë që janë nën hetim ose në masë sigurie

Pas regjistrimit të 245 mijë e 975 emigrantëve për votime në 11 maj ata theksojnë rëndësinë  administrimit të procesit

Kërkuan hetimin e krimit zgjedhor dhe mbështetën agazhimin e SPAK.

Shoqëria civile gjithashtu i bën thirrje partive të respektojnë angazhimet e tyre në KQZ, duke shmangur blerjen e votave, ushtrimin e presionit dhe përfitimet e paligjshme