Pasi bashkë me të vëllain organizoi sulmin mediatik për Dadon dhe Banin, Veliaj "ankohet" në Apelin e GJKKO: Po Saliu?
Në Apelin e GJKKO është mbajtur këtë të mërkurë seanca për kryebashkiakun e Tiranës Erion Veliaj. Vetë Veliaj ka kundërshtuar provat e reja të paraqitura nga SPAK pasi sipas tij ato nuk përbëjnë elemente të ligjshme.
Sipas burimeve, Veliaj është shprehur se provat e reja janë përgjimet e bisedave të tij familjare, sipas tij ato lidhen me intervistat e tij në media dhe interesimin për intervista në kanale televizive të rëndësishme, taksa prokurorët thonë se ai bashkë me të vëllain kanë krijaur skema përmes medieve për të intimiduar prokurorin dhe gjyqtarin.
Kryebashkiaku i Tiranës, si për të hequr fajin nga vetja ka kritikuar që SPAK nuk i ka marrë parasysh sipas tij sulmet publike të Sali Berishës ndaj drejtësisë së re si prova të reja, duke u fokusuar vetëm në telefonatat dhe mesazhet e tij personale me familjen dhe i ka marrë ato si prova.
“Më izoluat 1 muaj në burg që të gjenit ‘prova të reja’. Saliu e ofendoi SPAK dhe e akuzoi si organizatë kriminale, çfarë e gjeti? Pse nuk u konsideruan prova të reja sulmet e Berishës ndaj SPAK?” - ka thënë Veliaj në seancë.
