5 ORË BALLAFAQIM/ Gazetari sjell detaje nga seanca në Apel: Veliaj ka kërkuar seancë të hapur për median

Kryebashkiaku Erion Veliaj po flet në seancën në Apelin e GJKKO ku kërkon lirinë kundrejt garancisë pasurore.

SPAK ka dorëzuar prova të reja dhe në fjalën e tij, burime bëjnë me dije se Veliaj ka kërkuar që të seanca të jetë e hapur për mediat dhe të deklarojë publikisht përgjimet e kryera ndaj tij.

“Keni sjellë “prova të reja”, kërkoj të sillni kamerat dhe kjo seancë të jetë e hapur për median. Sillni mediat që t’i deklaroj publikisht edhe para tyre përgjimet e kryera ndaj meje. Nuk kam asnjë sekret në bisedat e telefonike me familjarët e mi nga kabina burgut”, ka thënë Veliaj.

Seanca një ditë më parë u shty pasi mbrojtja e Veliajt kërkoi kohë të njihej me provat e reja që dorëzuan dy prokurorët e posaçëm Ols Dado dhe Altin Dumani. Aktualisht Veliaj është duke folur në seancë.