Hoxhë Rama: Zoti është një, përmes besimit tek Ai gjejmë paqen dhe kuptimin e jetës

I ftuar në emisionin "Kjo është Koha", në "Ora News", hoxhë Enis Rama ndau mendimet e tij mbi besimin dhe madhështinë e Zotit. Ai theksoi se "Zoti është një dhe nuk mund të ketë të dytë, pasi nuk do të ishte më Zot".

Gjatë diskutimit, ai u ndal edhe te mesazhet e Kuranit, duke theksuar se "kur të lexosh për Allahun në Kuran, është e pamundur të mos e duash Atë".

Sipas tij, lidhja me Zotin është më shumë sesa një koncept abstrakt, pasi ndonëse nuk e shohim fizikisht, "e ndjejmë prezencën e Tij" në jetën tonë.

Në përmbyllje, hoxhë Rama dha një reflektim të thellë mbi raportin e njeriut me Krijuesin, duke thënë: "Duke gjetur Zotin, gjejmë veten tonë...". Përmes këtyre fjalëve, ai përcolli mesazhin se besimi jo vetëm që e afron njeriun me Zotin, por edhe e ndihmon atë të gjejë paqen e brendshme dhe të kuptojë qëllimin e jetës së tij.