Neza: Edi Rama po përgatit terrenin për largimin nga politika, pas humbjes në 11 maj
Për gazetarin Sami Neza, Edi Rama është duke përgatitur terrenin për largimin e tij nga politika.
Duke diskutuar deklaratën e sotme të Ramës se, mund të mos jetë fare në listat e deputetëve, Neza tha në SYRI TV, se Rama është i sigurtë për humbjen në 11 maj.
‘Edi Rama po përpiqet që të ndërtojë një listë të veten dhe ta bëjë në këto dy ditë që kanë ngelur, në raport me socialistët e tjerë, duke vendosur dhe veten në një radhë me ta.
Ana tjetër është pak më e komplikuar.
Është hera e dytë që Rama ka përmendur largimin e tij nga politika. Herën e parë e përmendi kur SPAK po hetonte rreth vëllait të tij dhe përfshirjen e mundshme në grupin e ‘Xibrakës’ dhe kësaj radhe.
Kjo do të thotë që Rama është duke planifikuar një largim, sa më të butë nga politika, duke pasur parasysh humbjen e tij në zgjedhjet e tij në 11 maj.
Me humbjen në 11 maj, duke mos qenë as deputet dhe as kryeministër, largohet tërësisht dhe lëshon terrenin siç edhe ka premtuar.
Dhe mesa duket kjo është edhe pagesa e tij politike në mënyrë që të mos ndiqet më tutje historia e Ramës, siç po ndiqet Veliaj dhe shumë ministra të tjerë.
Ai nëse humbet zgjedhjet, ai do ta përdorë këtë deklaratë të sotme, ose pozicionin e tij nëse vërtetë qëndron jashtë listave dhe unë nuk e shoh të çuditshme këtë fakt, të them të drejën, sepse ai bën surpriza të tilla.
Por kësaj radhe qëndrimi i tij jashtë listave e kodifikon atë si një kryeministër, si një kryetar partie që është i sigurtë në humbjen e 11 majit’, tha gazetari Sami Neza.


