“Votuat arrestimin tim në 5 minuta o të mjerë”, Berisha-mazhorancës: Tani priteni, do ju kthehet. Karma ju vjen mbrapa

Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka shpërthyer sot në Parlament kundër mazhorancës, duke e akuzuar për vendimin për arrestimin e tij.

“Ju votuat në 5 minuta për arrestimin tim, në një kohë kur, o të mjerë, vetëm mbrojta Parlamentin! Nuk bëra gjë tjetër.

Dhe ju, si kukulla mjerane, votuat. Tani priteni! E bëtë, do ju kthehet. Karma… ju vjen mbrapa!” – tha Berisha, duke lëshuar një paralajmërim të fortë.

Ai e cilësoi vendimin e mazhorancës si një sulm kundër opozitës dhe demokracisë, ndërsa e paraqiti veten si një viktimë të një sistemi të kapur nga pushteti.

Berisha u shpreh se ka pranuar shumë për të mbrojtur Parlamentin, por sipas tij, qeveria është ajo që e ka tradhtuar atë duke u ngritur kundër tij.