''Akoma paguajmë për Inceneratorin që nuk ekziston'', Kraja: Veliaj e ka vendin në burg për vjedhjet e tij
Drejtuesi i kabinetit të Berishës, Akil Kraja në një intervistë në Ora News u shpreh se taksat e banorëve të Tiranës vijojnë të paguajnë për një incinerator që nuk ekziston.
Kraja gjithashtu shtoi se Erion Veliaj e ka vendin në burg për vjedhjet e tij dhe çdo sekondë që merremi me serialin e Veliajt është thjesht një shpërqëndrin nga më madhorja.
Kraja: Mbaj mend njërin i cili e thoshte shpesh herë, politika nuk është të flasësh për veten është të flasësh për atë që ti bën për të tjerët.
Dhe me këtë dua të them që po flasim kaq gjatë për individin Erion Veliaj sa që harrojmë të themi që taksat e banorëve të Tiranës vijojnë të paguajnë një incinerator që nuk ekziston.
Flasim kaq gjatë për Erion Veliajn sa që harrojmë që Tirana sot ka 60% humbje në rrjetin e ujit të qytetit.
Flasim kaq shumë për Veliajn sa që harrojmë që ka shkuar mbase 10 milionë m2 totali i lejeve të ndërtimit të dhëna ende sot e kësaj dite nga bashkia.
Çfarë i ndryshon qytetarëve nëse kjo farsë, teatër që nëse vjedhja vazhdon, nëse ajri që thithim është më i ndoturi, asgjë.
Ndaj ju lutem thirrje mediave, thirrje gazetarëve nuk duam të merremi me serialin e Erion Veliajt.
Erion Veliaj e ka vendin në burg për vjedhjet e tij.
E ka vendin i dorëhequr për shkak të abuzimit të besimit publik dhe çdo ditë çdo sekondë që ne merremi me serialin e tij në fakt janë thjesht një shpërqëndrim nga më madhorja.
Inceneratori që nuk ekziston vazhdon paguhet me paratë e qytetarëve shqiptarë.
