''Nuk është mirë që listat të çohen në fund'', Andoni: Pas datës 12 maj do kemi pakënaqësi
Analisti, Ben Andoni i ftuar në emisionin ‘’Drejt’’ në Ora News u shpreh se nuk është mirë që listat të çohen në fund dhe se pas datës 12 mars do kemi pakënaqësi.
Andoni: E para ka diçka që nuk shkon me dy partitë kryesore të cilat drejtojnë jetën e vendit në mënrën si çohen listat.
Unë mendoj se në këtë kohë qoftë PD dhe qoftë PS duhet të kishin qeveritë hije dhe duhej të ishin shumë të qartë për njerëzit të cilët ishin në këto lista.
Çuarja e listave në ekstremitetet e kohës tregon që ka një lloj pandershmërie po mendoj me pjesën e gjerë të njerëzve që militojnë tek dy partitë.
Do doja më shumë të flisa për PD e cila mbart një peshë të madhe.
Ka 12 vjet që është në opozitë dhe është një pjesë e njerëzve që realisht meritonin që të dinin vlerësimet e kryesisë sepse Berisha po thotë se gjithçla do e vendosë kryesia në fund dhe mbi të gjitha të kishte një lloj transparence për kontributin e tyre dhe për emrat ku do jenë.
Një gjë e tillë nuk po ndodh.
Për mua nuk është mirë që listat të çohen në fund.
Unë besoj se pas datës 12 do kemi qasje jo shumë të themi të mira.
