Erion Veliaj, brenda apo jashtë? Satira: Nesër kemi finalen “Pëllumbi vs Harabeli”

Apeli i Posaçëm ka caktuar datën 11 Mars si ditën kur do të shqyrtojë ankimin e depozituar nga kryebashkiaku i Tiranës Erion Veliaj, i cili kërkon nga Gjykata e Posaçme caktimin e një mase më të butë se ajo e “arrestit me burg”.

Kërkesën e Veliajt në Apel do ta shqyrtojë gjyqtari Engert Pëllumbi.

Dhe nisur nga mbiemri i gjyqtarit të Apelit Pëllumbi një ironi e fortë vjen nga faqja satirike në rrjetet sociale “Lolita” e cila referon se ccështje për të cilën do të vendosë nesër gjykata është hetimi mbi zyrën “Harabel” në pronësi të bashkëshortes së Veliajt, Ajola Xoxa, qendër nga e cila duet se është zbuluar dhe e gjithë skema e abuzimit me fondet ublike dhe me pushtetin nga ccifti Veliaj - Xoxa.

Erion Veliaj, brenda apo jashtë? Satira: Nesër kemi finalen

“Nesër kemi finalen Pëllumbi vs Harabeli.

Engert Pëllumbi është gjyqtari i Apelit që vendos nesër për fatin e Veliajt. Kanë filluar të hapin fjalë sikur e kanë blerë shumë shtrenjtë. E imagjinoni sa të dëshpëruar janë?!

Unë kam besim të plotë te Engert Pëllumbi, jo vetëm se është një jurist i shkëlqyer dhe gjyqtar me integritet, por edhe për faktin se është besimtar i devotshëm.

Nuk mund të japë vendim të padrejtë, sidomos në muaj Ramazani.

Engert Pëllumbi jemi me ty, jo me ata që i kanë lëshuar pëllumbat!”, ironizon faqja sartirike “Lolita”.

Ndërkq kujtojmë se nesër në të njëjtën seancë do të shqyrtohen dhe ankimi i biznesmenëve Elman Abule, Shkëlqim Fusha, Gentian Sula dhe Meriman Palushi.

Këta të fundit së bashku me kryebashkiakun, u vunë në masë prej datës 10 Shkurt, pasi SPAK dyshon se ata janë përfshirë në një skemë korruptive së bashku me Erion Veliajn, i cili akuzohet për korrupsion dhe pastrim parash.