Dosje shtesë për ''Veliajn''/ Të martën kryebashkiaku përballet në Apel me prokurorin e SPAK-ut

Prokuroria ka paraqitur dokumente shtesë për bllokimin e 860 mije eurove të bllokuara në bankë gjatë hetimeve për Erion Veliaj.

Për këtë shkak apeli vendosi të shtyjë vendimin. Po e njëjta trupë rrëzoi kërkesën e Valbona Xoxës për heqjen e sekuestros për vilën në Qerret, ndërsa të martën me të njëjtën trupë Veliaj do përballet me prokurorin e SPAK për arrestin me burg.

Gjykata e apelit ka rrëzuar kërkesën e Valbona Xoxës për heqjen e sekuestros së vilës në Qerret e bllokuar gjatë hetimeve ndaj Erion Veliajt.

Nëna e bashkëshortes së kryebashkiakut kërkoin ndryshimin e vendimit të shkallës së parë duke ngritur pretendimet se e kishin blerë me fonde të ligjshme dhe nuk ishte e Veliajt.

Pretendimet duket se janë kundërshtuar nga prokuroria e posaçme që ka kërkuar vazhdimin e masës kufizuese çka u pranua nga gjyqtari Engert Pëllumbi.

Me të njëjtën trupë dhe Ajola Xoxa u paraqit në apel ku ka kërkuar zhbllokimin e llogarive bankare të sekuestruara me kërkesë të SPAK.

Janë rreth 869 mijë euro të  ngrira e që do të verifikohen forma e kalimit të tyre në institucionet financiare.

Megjithatë çështja, pas dëgjimit, u shty për në 13 mars kur pritet dhe të jepet vendimi.

Shkak u bë paraqitja e akteve shtesë prej prokurorit për çështjen.

Dosja veliaj do të vijojë edhe të martën në gjykatën e apelit. Erion Veliaj dhe prokurorët e SPAK do të jenë sërish përballë në sallë ku gjyqtar do të jetë po Engert Pellumbi.

Kryebashkiaku kërkon heqjen e masës arrest me burg e cila u vendos ndaj tij në 12 shkurt.

Prej asaj kohe Veliaj ka sulmuar përmes facebook prokurorin Ols Dado duke e cilësuar madje hetimin dhe masën ndaj tij si hakmarrje.

Veliaj u arrestua ne 10 shkurt në zyrën e tij, ndërsa hetohet me akuzën për korrupsion dhe pastrim të parave. Në masën detyrim paraqitje është dhe bashkëshortja e tij Ajola Xoxa.

Po në të njëjtin procedim biznesmeni Elman Abule është në arrest me burg dhe katër të tjerë me detyrim paraqitje.