Dosja "5D"/ Drejtorët "hajdutë" të Tiranës "pranojnë" akuzat, GJKKO shtyn seancën

Gjykata e Posaçme ka shtyrë seancën gjyqësore ‘5D’, ndërsa shkak është bërë mungesa e një prej të pandehurve, taulant Tushe.

Sipas raportimit të gazetarit Edison Vatnikaj të pandehurit e kësaj dosje, drejtues në Bashkinë e Tiranës, kanë kërkuar gjykim të shkurtuar, por mungesa e Tushes u bë pengesë për vendimmarrjen e togave të zeza.

“Gjykata e Posaçme ka shtyrë senacën e kësaj të premteje ndaj ish-drejtorëve të bashkisë Tiranë, Redi Molla dhe Mariglen Qato.

Shkak është bërë mos prezenca e Taulant Tushës për të cilën gjykata kërkon një deklarim të tij nëse do të gjykohet me gjykim të shkurtuar, apo do të vijojë me gjykim të zakonshëm.

Trupa gjykuese e përbërë nga Elsa Ulliri pyeti të gjithë përsonat e përfshirë ku të gjithë i kërkuan gjykimin e shkurtuar.

Nëse pranohet kërkesa e tyre në fund të procesit gjyqësor, dënimi i tyre zbret në 1/3e dënimit”, raportoi gazetari Edison Vatnikaj.

Drejtorët bashkiakë: Redi Molla, Taulant Tusha e Mariglen Qato, si dhe Enton Punavija, Julian Zanaj, Albano Jaku dhe Nestor Muhametllari akuzohen për veprat penale korrupsion pasiv, pastrim parash, mosdeklarim pasurie dhe shkelje të barazisë në tendera.