Dedaj: Berisha ishte i detyruar të bënte një koalicion të tillë jashtë partive të reja që janë krijuar

Për gazetarin Reldar Dedaj, kryetari i Partisë Demokratike Sali Berisha nuk kishte se çfarë të bënte tjetër në raport me koalicionin opozitar prej 26 partish që ai firmosi aleatët në kuadër të zgjedhjeve parlamentare të 11 majit.

I ftuar në studion e emisionit “Drejt” në “Ora News”, Dedaj u shpreh se i duhej një koalicion, dhe nuk kërkoi që të hynte në zgjedhje duke pasur një lëkundje të pozicionit të tij.

“Së pari kishte një rezistencë të jashtëzakonshme të partive të reja që janë krijuar së fundmi, përveç partisë së Arlind Qorit është një parti e spektrit të majtë, dhe nuk kishte kuptim që kjo e fundit të hynte në një koalicion me një parti konservatore që është PD-ja.

Z. Berisha duke parë që gjeopolitika e favorizon sot pasi ka dhe një ndryshim të kursit që nga ardhja në pushtet të Administratës Trump. Ndërsa lidhur me koalicionin në fjalë është një zgjedhje pragmatiste dhe nuk kishte zgjedhje të tjera. Aty ka parti që nuk shkojnë përtej kryetarëve që ato kanë”, theksoi gazetari Reldar Dedaj.

NDIQNI EMISIONIN E PLOTË “DREJT” NË “ORA NEWS”