Afera e inceneratorit të Tiranës/ Këlliçi: Dritan Prençi nuk pranon provat që përfshijnë Ramën dhe Veliajn
Drejtuesi politik i PD për Tiranën, Belind Këlliçi ka folur në emisonin “Task Force” në Syri TV për inceneratorin e Tiranës dhe prokurorin e çështjes. Këlliçi tha se prokurori i çështjes së inceneratorëve Dritan Prençi u shërben interesave të dyshes Rama-Veliaj.
Po ashtu, Këlliçi tha se Prençi nuk heton dhe pranon provat që përfshijnë drejtpërdrejt Ramën dhe Veliaj dhe po bën gjithçka për ta mbyllur dosjen e inceneratorëve.
Madje Këlliçi zbuloi se sipas informacioneve prokurori i dosjes së inceneratorit të Tiranës është takuar me Veliajn dhe të deleguarit e kryebashkiakut për këtë çështje.
“Çështja e inceneratorit, pavarësisht se aty ka një prokuror që i shërben në mënyrë të verbër interesave të dyshes Rama-Veliaj, që quhet Dritan Prençi ky prokuror, që është shumë i zënë gjatë ditës që të mos pranojë prova, dokumenta, që gjenden të reja që përfshijnë drejtpërdrejt Erion Veliajn apo Edi Ramën në këtë aferë. Është shumë i zënë duke fjetur gjumë mbi këtë dosje dhe po bën gjithçka për ta mbyllur këtë dosje dhe për të mos i shkuar deri në krye.
Përflitet se ka pasur takime mes tij dhe Erion Veliajt apo me drejtorët e Erion Veliajt, të deleguarve të tij në periferi të Tiranës, pikërisht për dosjen e inceneratorit të Tiranës. Flitet gjerësisht për këtë çështje. Prokurori dhe njëherë po e them, quhet Dritan Prençi, që është turpi i asaj prokurorie deri tani”, tha Këlliçi.


