“Shpëton” Pjerin Ndreu, GJKKO pushon çështjen ndaj kryebashkiakut të Lezhës
Pushohet dosja ndaj kryetarit të Bashkisë Lezhë, Pjerin Ndreu. Këtë të premte Gjykata e Posaçme pranoi kërkesën e SPAK për pushim të hetimeve, pasi nuk ekzistojnë produkte të veprave penale.
Pjerin Ndreu u kallëzua në SPAK nga Partia Demokratike në vitin 2023, lidhur me ndërtimin e në drejtimin Lezhë-Shëngjin në kundërshtim me ligjin gjatë periudhës së fushatës elektorale dhe se më pas u paraqit edhe një shkresë të ARRSH-së ku kërkonte ndalimin e punimeve pasi ishte në juridiksionin e këtij institucioni të kryente punime.
Ndreu paraqiti në SPAK, raporte mbi të cilat argumentoi ndërhyrjen në këtë rrugë, për shkak të problematikave dhe ankimeve nga qytetarët si pasojë e numrit të lartë të aksidenteve.
Për këtë çështje, Pjerin Ndreu u thirr ne SPAK në korrik të vitit 2024, ku pas rreth 1 ore marrje në pyetje deklaroi që dha shpjegime në cilësinë e personit nën hetim për akuzën “shpërdorim detyre”.

