DOKUMENTI I PLOTË/ Kushtetuesja zbardh vendimin e saj për masën e “Arrestit në shtëpi” të Sali Berishës

Gjykata Kushtetuese zbardh vendimin e saj për masën e “Arrestit në shtëpi” të kryedemokratit Sali Berisha.

Në një raport prej 58 faqesh Gjykata Kushtetuese ka zbardhur arsyet se përse rrëzoi pretendimet e Sali Berishës se arresti në shtëpi ishte i paligjshëm.

Trupa argumentoi se gjithçka erdhi pasi kryetari i PD refuzoi të zbatonte vendimin e GJKKO për masën e detyrim paraqitje dhe ndalim për të dalë jashtë vendit të vendosur në tetor të vitit të shkuar. Pikërisht prej këtu thuhet në dokument u vlerësua se u cënua shteti i së drejtës çka bëri që më pas SPAK t’i drejtohej kuvendit.

Trupa ka analizuar dhe vendimmarrjen e parlamentit duke bërë të ditur se në këshillin e mandateve u paraqitën dy raporte që kishin dakordësinë për lejimin e arrestit.

Megjithatë në analizë trupa vëren se ka dhe një qëndrim të dyanshëm të gjykatave. Kjo pasi në vendimin e parë detyrim paraqitje dhe kufizim për të dalë jashtë shtetit kuptohet se nuk kishte rrezikshmëri për dëmtim provash apo largim nga vendi. Ndaj dhe këmbëngulja më tej se duhej në arrest shtëpie pasi shfaqte rrezikshmëri nuk mund të qëndrojnë në argumente.

Nga ana tjetër edhe sa i përket pretendimeve për anshmëri në procesin gjyqësor, trupa vlerëson se të në të gjithë rastet ka pasur argument të gjykatave në të tre shkallët ndaj dhe argumentet e berishës nuk qëndrojnë. Në këtë kuptim kushtetuesja ka vërejtur se procedurat për masën e arrestit kanë qenë të drejta.

Duhet thënë se më herët gjykata në seancat e mëparshme ka vlerësuar se SPAK dhe GJKKO duhet të kishin kërkuar ose detyrim paraqitje ose ndalim për të dalë nga vendi, çka më pas u shoqërua me heqjen e arrestit në shtëpi nga GJKKO.

VENDIMI I KUSHTETUESES

Dokumenta bashkëngjitur