Pano: Çdo lider diktatorial ka nevojë të krijojë një armik të brendshëm, e në këto lloj rastesh është numri 2, Erion Veliaj

I ftuar në emisionin e mëngjesit KAFE SHQETO në Syri tv ishte Jonathan Pano, Anëtar i Këshillit Bashkiak në Tiranë nga Partia Demokratike.

Ne bisedë me moderatorin Flavio Qarri ai ka komentuar situatën alarmante me shpopullimin dhe zhvillimin e arsimit.

Jonathan Pano: Programi Elektoral i Partisë Demokratike, ka një projekt i cili do të fokusohet gjithashtu tek familja, tek rritja e lindshmërisë, tek kthimi i emigrantëve dhe ta bëjmë Shqipërinë një vend që të rinjtë do të duan të vijnë dhe të investojnë e të jetojnë këtu.

Do doja tu përcillnim publikut arsyen se pse po ikin shqiptarët?

Jonathan Pano: Çfarë të ardhmeje do të shikojnë shqiptarët këtu. Ndërkohë që duket sikur po kemi një tentativë  për një riestablishment të komunizmit edhe me dokumente. Sepse, çfarë bëjnë diktatorët.

Fillojnë më izolimin e opozitës, ajo që ndodhi me Berishën. Fillon me izolimin ekonomik. Fondet e IPARD-it, sistemi i drejtësisë, sistemi fetar. Babai im tre vite gjyqeve për prindi 1, prindi 2 etj...liria e besimeve dhe liria e fjalës së lirë.

Po ashtu çdo lider diktatorial ka nevojë që të krijojë një armik të brendshëm. Armiku i brendshëm në këto lloj rastesh është numri 2, Erion Veliaj që iku. Dhe në momentin që iku numri dy, automatikisht absolutizohet numri 1 dhe nuk ka një rival.

Dhe armiku tjetër është këneta dhe Bufi, që me kënetën dhe Bufin, unë jam shpresa e vetme. Dhe me premtimin që jo me këtë mandat por mandatin tjetër, mandatin e 5 Shqipëria do të futet në BE. Ndërkohë që kemi që në 2013 që i dëgjojmë këto ëndrra.