Primaret e PD/ Kalaja: Proces i vështirë, demokratët që punojnë në administratë votuan nën klimë terrori
Në emisionin "Drejt", në "Ora News", në fokus të cilit do të jetë koalicioni i frontit opozitar.
"Aleancat për Shqipërinë madhështore", kështu e kanë quajtur koalicionin e tyre 26 partitë e opozitës, të cilat pretendojnë apo synojnë që duke qenë së bashku të mund të bëjnë të mundur fitoren në zgjedhjet e 11 majit për ta mbyllur sipas tyre përfundimisht ciklin e qeverisjes prej 12 vitesh të mazhorancës së Edi Ramës.
Cilët janë aleatët e PD? Me kë Partia Demokratike synon të krijoj aleancën për Shqipërinë madhështore?
Për të folur më shumë për këtë temë, i ftuar në emision ishte gazetari Aulon Kalaja, i cili u shpreh se:
"Unë do të doja të falenderoja të gjithë ata që morën pjesë në primare.
Ka qenë një proces shumë i vështirë sepse kini parasysh që represioni i qeverisë i detyroi ata që edhe të fshiheshin kur të vinin të votonin.
Nuk është e natyrshme për demokratët, por njerëzit që punonin në administratë, disa prej tyre erdhën e votuan në klimë terrori sepse patronazhistët ishin në vëzhgim.
Sesi do të shkojë kjo histori... Unë e kam parë gjithmonë politikën si mision dhe në qoftë se nuk do të jem do vazhdoj të bëj po të njëjtat gjëra sepse unë jam njeri me profesion", u shpreh Kalaja.
