Belind Këlliçi ka një pyetje publike për Ulsi Manjën: Cilat ishin mesazhet që i përcolle Erion Veliajt në burg në emër të ...?

Drejtuesi politik i PD-së për Tiranën, Belind Këlliçi i është drejtuar ministrit të Drejtësisë, Ulsi Manja me një pyetje publike për takimin e tij me Erion Veliajn në qeli.

Këlliçi e ka pyetur se cilat janë mesazhet që i ka përcjellë Manja-Veliajt.

“Pyetje publike për Ulsi Manjën! E përgënjeshtron dot takimin në ambjentet e burgut të Durrësit me Erion Veliajn?! Cilat ishin mesazhet që i përcolle në emër të kreut të organizatës?!”, tha Këlliçi.

DENONCIMI I BERISHES DJE

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha akuzoi dje ministrin e Drejtësisë, Ulsi Manja se ka takuar në ambientet e burgut të Durrësit, kryebashkiakun e arrestuar të Tiranës, Erion Veliaj.

Sipas një denoncimi të ardhur në adresë të Berishës, mësohet se ditën e diel, ministri Manja ka qënë në qelinë e Veliajt në Durrës dhe i ka krijuar çdo lehtësi përfshirë përdorimin e telefonit dhe takimet me administratën.

Postimi i plotë:

Uluziu takim sekret në burg me Lali Vjedhësin!

Ka urdhëruar ti lejohet telefoni, të mos i ndalohen takimet.

Lexon denoncimin e qytetarit dixhital

Doktor pershendetje. Jam nje punonjes i burgut te durresit aty ku strehoet Erion Veliaj prej dy javesh. Ta garantoj se ministri drejtesise Ulusi Manja e ka takuar diten e diele ne ambjentet e burgut veliajn dhe i ka krijuar cdo lehtesi brenda.

Perfshire perdorimin e celularit dhe takime me administraten e drejtimin e bashkise me telefon. Nderkohe komunikon non stop me avokatet e tij Beten dhe Arben Rakipin si dhe mediat e inceneratoreve perfshire Bollinon.

Lutem anonim se na heqin buken e femijeve