Balliu: Rama me mbylljen e Tik Tok do censurojë fjalën e lirë, me 15 mars të luftojmë për të
Nga OraNews Përditësimi i fundit 6 Mars 2025, 13:31
Shefi i organizimit në PD, Klevis Balliu përmes një postimi në rrjetet sociale u shpreh se Edi Rama me mbylljen e tiktok do censurojë fjalën e lirë.
Postimi:
Edi Rama me mbylljen e #tiktok censurojë fjalën e lirë.
15 Mars të luftojmë për të.
Sot Edi Rama bashkojë Shqipërinë me Afganistanin Nepalin, Kinën, Pakistanin Somalinë, Indonesinë dhe Iranin duke ndalur fjalën e lirë.
Cili nga këto vënde është në Europë.
Ky akt kriminal meriton një pergjigje të ashpër, një përgjigje të egër për këtë censurë diktatoriale që vjen si rjedhojë e frikës dhe e tmerrit që ka mberthyer e kapluar këtë qeveri nga humbja e pashmangshme e datës 11 Maj.
Te bashkohemi në protestë në datën 15 Mars kundër censurës së fjalës së lirë.
