''Mbyllja e TikTok për efekt elektoral'', Maliqi: Meta i kërkoi PD-së që PL të kishte 10 mandate, në negociata u vendos për 4 të tilla
Ish-deputeti Lefter Maliqi në një intervistë në Ora News u shpreh se Meta i ka kërkuar PD që PL të kishte rreth 10 mandate por pas negociatave kanë arritur në 4 mandate.
Maliqi: Sigurisht që është shkelje e të drejtave të njeriut, e mendimit ndryshe.
Bëhet për efekt elektoral për shkak se për 2 muaj erdhi data 11 maj.
Roli i mazhorancës tek mediat është shumë I lartë ndërsa tek rrjetet sociale në Tik Tok e kanë të pamundur gjithsesi unë mendoj dhe besoj se kjo është një censurë por mendimin dhe fjalën e lirë nuk mund ta mbyllin dot.
Dhe votën e lirë nuk e shmangin dot.
Ëshë një koalicion më i madh në histori.
Tashmë është me 26 parti politike kundrejt PS që është e vetme.
Sigurisht që marrëveshjet kanë qenë për një periudhë 2-3 mujore.
Negociatat për një periudhë 2-3 mujore midis forcave politike.
Meta në kushte izolimi nga narkoshteti ka kërkuar tek aleati kryesor i tij, PD me sa informacione kam si drejtues politik dhe anëtar i PL rreth 10 mandate dhe në negociatat e fundit kanë arritur në 4 mandate.
Duke futur edhe Ilir Metën në listën e sigurt për shkak të gjendjes ku ndodhet në arrest.
Këto negociata do vazhdojnë deri në momentin e fundit.
