Rama dhe Vengu inspektojnë kantierin e Kampusit të Ri të Akademisë së Forcave së Armatosura
Kryeministri Edi Rama dhe ministri i Mbrojtjes, Pirro Vengu zhvilluan sot një inspektim në kantierin e Kampusit të Ri të Akademisë së Forcave së Armatosura.
Ky është një investim sipas standardeve më të larta të NATO-s, që do të ofrojë gjithçka bashkëkohore që nga godina mësimore, konvikti, qendra shëndetësore, kinemaja, palestra, pishina e mbyllur, terrenet sportive dhe ato të stërvitjes ushtarake në natyrë, si poligonet, pista e vrapit, kulla e alpinizmit.
Kampusi i ri i Akademisë së Forcave të Armatosura po ndërtohet në një sipërfaqe 9,1 hektarë.
Në bashkëpunim me SHBA, në këto mjedise do të jetë edhe Qendra e Simulimit, e cila do të sigurojë trajnimin e forcave në një mjedis të përshtatshëm dhe me kosto më të ulët, krahasuar më stërvitjet në terren.
Ky është një nga projektet më të rëndësishme të planifikuara nga Ministria e Mbrojtjes, që bazohet në modelin e akademisë prestigjioze amerikane West Point.
