Beti Njuma: Erion Veliaj palë me "talebanët" e trashëgimisë, financoi me 320 mijë euro shoqatën "Bash-Art" të Altin Bashës

Gazetarja dhe moderatorja e lajmve në "Ora News", Beti Njuma, ka reaguar në lidhje me një tjetër skandal të bërë publik nga pagesat e kryebashkiakut të arrestuar të Tiranës, Erion Veliaj për regjizorët dhe aktorët, të cilët në fillim ishin "kundër" prishjes së Teatrit Kombëtar dhe më pas u korruptuan me forma të ndryshme, duke dalë ‘pro’ prishjes së trashëgimisë kulturore shqiptare.

Në reagimin e saj në Facebook, Njuma thekson se pasi ia mbylli gojën për prishjen e Teatrit Kombëtar duke e bërë drejtor, Erion Veliaj  financoi me 320 mijë euro (sa buxheti i 3 viteve të TK) shoqatën “Bash-Art” të Altin Bashës.

Reagimi i plotë i Beti Njumës:

Pasi ia mbylli gojën për prishjen e Teatrit Kombëtar duke e bërë drejtor, Erion Veliaj  financoi me 320 mijë euro (sa buxheti i 3 viteve të TK) shoqatën “Bash-Art” të Altin Bashës!

Dhe pastaj habitemi si u ble kauza e Teatrit Kombëtar dhe se si aktorët e regjisorët u bënë palë me talebanët e trashëgimisë. Kush nuk blihet me para, blihet me SHUMË PARA!

Beti Njuma: Erion Veliaj palë me "talebanët" e