''Meta do jetë në listë të sigurt'', Berisha: PD mbështet plotësisht protestën e banorëve të Tragjasit
Berisha tha se Meta do të jetë në lista të sigurta të PD dhe koalicionit, mbi votat dhe rezultatin elektoral të Partisë së Lirisë.
Berisha: PD është plotësisht në mbështetje të protestës së Tragjasit.
PD ka qeverisur, PD nuk ka rrëmbyer prona komunitare me forcë asnjëherë.
PD në të gjitha rastet ka zbatuar ligjet e vendit dhe konventat ndërkombëtare që e detyrojnë qeverinë të ulet me banorët, e detyrojnë qeverinë të marrë parasysh të gjithë shqetësimet dhe kërkesat e tyre.
Në çdo rast, dhe kanë qenë shumë të rralla, absolutisht qeveria është ulur dhe i ka zgjidhur siç kërkon konventa dhe rregulli ndërkombëtar dhe kombëtar, gjer edhe në forma konkrete shpërblimi dhe dëmshpërblimi.
Pra, ai që ua merr me forcë ujin, ai merr rol kuçedre, ua shterron burimet.
Nuk mund të bëhet, ata me atë burim uji janë aty dhe kanë ndërtuar jetën në breza.
Ndaj dhe të ulen.
Nuk jam unë që të mos ndërtohen ujësjellësa, por nuk mund të pranoj kurrë dajakun kundër banorëve për t’u marrë burimin e ujit.
Jam i prerë në këtë mes.
Këtë e bën Edi Rama që nuk ndjek asnjë lloj parimi, rregulli.
Ilir Meta do të jetë, sot ish-presidenti, ish-kryeministri, ish-kryetari i parlamentit, i burgosur politik, do të jetë në lista të sigurta të PD dhe koalicionit, mbi votat dhe rezultatin elektoral të Partisë së Lirisë.
Dhe jam i bindur se prania e tij në lista është një nxitje e madhe për të gjithë shqiptarët që besojnë se një Shqipëri e lirë nuk ekziston me të burgosur politikë dhe që vlerësojnë kontributin e tij 30-vjeçar në politikë...
Janë të tjerë që po merren me negociata, por unë mund t’u konfirmoj ju se ai do jetë në listë të mbyllur.
Dhe, mendoj se përderisa të ekzistojë këtë listë, nuk mund të ketë asnjë koment.
Një njeri i burgosur, të cilin Edi Rama e mban në burg për shkak të frikës dhe tmerrit që ka, Edi Rama kërkon të marrë mandate duke burgosur kundërshtarët politikë, atëherë ai do të jetë në parlament dhe do të jetë fitimtar.
