VIDEO/ Tragjedia e Shkodrës, motra e Kolë Manajt: Ti ishe engjëlli më i bukur në botë!

Muajin e lënë pas, më 18 Shkurt, qyteti i Shkodrës u trond nga një ngjarje e rëndë, ku 34-vjeçari Kolë Manaj qëlloi me armë në kokë të dashurën e tij dhe më pas vrau vetën.

34-vjeçari humbi jetën menjëherë, ndërsa Anila Ndoka ndërroi jetë gjashtë ditë më vonë. Motra e autorit, Mira Manaj, ka postuar foto në rrjetet sociale, ku shkruan “Ti ishe engjëlli më i bukur në botë”.

“Engjëlli më i bukur në parajsë. Gjysma e shpirtit tim. Shpirti i motrës ti. Ti ishte shpirti më i bukur në botë, e tani je engjëlli më i bukur në botën tjetër.

Njeri më i mirë që ekzistonte. Unë jam krenare për ty shpirti i motrës, edhe do të jem sa të kem jetë të jetoj.

Ti ishte e do jesh në shpirtin e zemrës time”, shkruan e motra e Kolë Manajt në një nga postimet e saj, teksa e shoqëron me një këngë të trishtë në sfond.

Ndërkohë, Anila Ndoka la pas tre fëmijë nga martesa e mëparshme, ndërsa 34-vjeçari nuk kishte fëmijë.

@mira.manaj

Shpirti i Moters ti ????????????️????✝️????????????️????

♬ Shtatë Ditë - Ermal Fejzullahu