Janari mbushi buxhetin/ Doganat dhe tatimet arkëtuan 60 miliardë lekë në janar

Janari ka rezultuar pozitiv për të ardhurat në buxhet.

Ministria e financave bën të ditur se sërish kanë qenë doganat dhe tatimet që kanë njohur rritjen më të madhe.

Me se shumti nga doganat dhe tatimet buxheti i shtetit ne janar te ketij vitit mblodhi 60.08 miliarde leke, duke u rritur me 6,3 miliarde me shume se janari i vitit 2024.

Sipas te dhenave te Ministrise se Finanacave keto dy zera mblodhen pjesen me e madhe te parave me 40.2 miliardë lekë, me një rritje prej 3.8 miliardësh.

Nga ana tjeter administrate tatimore arketoi 23.8 miliarde leke me nje rritje prej 11,6%.

Rritja me e madhe eshte verenjtur tek TVSH-ja neto e mbledhur neto me 11.3 miliardë lekë.

Te ardhurat nga pagat po ashtu kane kontribuar ne arketimin e me shume parave ne buxhet me 7.1 miliarde leke, 1.4 miiliarde me teper se fillimi i vitit te kaluar.

Të ardhurat nga renta minerare në eksport janë realizuar në vlerën 184 milionë lekë, ne te njejta nivele me vitin e kaluar.

Edhe shpenzimet kane njohur nje rritje me 15% duke prekur nivelin e 45 miliarde lekeve, ku pjesa me e madhe e tyre shkoi per shpenzime korente me 44.5 miliarde leke.