BE “financon” Shqipërinë! Jep 832 mln euro borxhe për ekonominë e drejtësinë: Rritje në arsim dhe transformim digjital
Marrëveshja për financimin nga be me 832 milionë euro është depozituat në Kuvendin e Shqipërisë. Sipas dokumenti synimi do të jetë realizimi i tregut të lirë, rritja e konkurrencës por dhe një cilësi më e mirë në arsim
Kur kanë mbetur dhe dy seanca nga parlamenti para nisjes së fushatës zgjedhore në kuvend është dorëzuar marrëveshja përmes së cilës be financon Shqipërinë për arritjen e standardeve të kërkuara në anëtarësimin e BE.
Sipas këtij dokumenti 567.4 milionë euro do të jenë në formën e huasë dhe 264,6 milionë euro të tjera do të jenë grante.
Çlirimi i potencialit ekonomik, përmirësimin e klimës së biznesit, forcimi i shtetit të së drejtës mbeten pika kryesore ku do të përqendrohet mbështetja evropiane.
Në relacionin shoqërues të draftit thuhet se për rritjen e fuqisë punëtore të kualifikuar kërkohen masa për përmirësim të sistemit arsimor dhe forcimit të aftësive digjitale.
Një tjetër objektiv është edhe forcimi i sundimit të ligjit dhe reformave në drejtësi për të luftuar krimin e organizuar dhe korrupsionin, për një sistem gjyqësor më efikas.
Komisioni Evropian prezantoi në 2023-n planin për rritjen e Ballkanit Perëndimor me një mbështetje prej 6 miliardë eurosh për të 6 vendet në rajon.
Projekti është i fokusuar në 4 shtylla: integrimin në tregun e BE, integrimi rajonal, reformat kombëtare të rritjes .

