Në Berlin me byrekë dhe japrak, eksperti Xhihani: Ja si m’u duk pjesëmarrja e Shqipërisë në Panairin e Turizmit

Eksperti i Turizmit Arbër Xhinanit vlerësoi përfaqësimin e Shqipërisë, si vendi i nderit në Panairin ndërkombëtar të Turizmit që u organizua në Berlin të Gjermanisë.

Në studion e lajmeve në “Ora News” Xhihani theksoi se në Berlin u prezantuan bukuritë dhe mundësitë e turizmit në Shqipëri.

Po ashtu ai renditi si të veçantë prezantimin e vendit tonë në sektorin e kulinarisë.

“U prezantuam me japrak shumë të veçantë, po ashtu edhe byreku ishte i pranishëm në këtë prezantim”, theksoi Xhihani.

Po ashtu eksperti vlerësoi se Shqipëria ende nuk karakterizohet si vend i shtrenjtë për turizmin, i cili mund të ndikojë te banorët vendas, por duhet hartuar një politikë e qartë që të mos ndikojë te shqiptarët.

NDIQNI INTERVISTËN E PLOTË ME EKSPERTI ARBËR XHIHANI NË “ORA NEWS”