Real Madrid-Atlético Madrid, formacionet e përballjes së zjarrtë në Champions

Kurrë më parë dy skuadra nga e njëjta ligë nuk janë përballur më shpesh në Kupën e Evropës/UEFA Champions League (UCL) sesa Real Madrid dhe Atlético Madrid (dhjetë herë).

Dhe kjo sfidë e parë e raundit të 1/8-ave do të ketë një intensitet shtesë, pasi ‘Los Blancos’ humbën 2-1 ndaj Real Betis të shtunën, një rezultat që e lejoi Atléticon t’i parakalonte ata në La Liga.

Ky do të jetë derbi i 239-të i Madridit (Real: 116 fitore, 63 barazime, 59 fitore Atletico) dhe vjen më pak se një muaj pasi dy skuadrat barazuan 1-1 në La liga, po në ‘Santiago Bernabéu’.

Forma dhe statistikat e Real Madridit

Real Madridi kaloi me sukses fazën e "play-off"-it të fazës me eliminim direkt, duke eliminuar Manchester City-n me rezultatin e përgjithshëm 6-3 (fitore 3-1 në shtëpi).

15-herë kampionët e Evropës kanë fituar pesë nga gjashtë ndeshjet e tyre të fundit të Champions League në "Bernabéu" (1 humbje).

Interesante është se në nëntë ndeshjet e tyre të fundit evropiane në shtëpi, ata kanë shënuar dhe pësuar gola (6 fitore, 2 barazime, 1 humbje), por në dy përballjet e mëparshme ndaj Atléticos në UCL, ‘Los Blancos’ kanë fituar pa pësuar gol.

Forma dhe statistikat e Atlético Madridit

Tri përballjet e fundit direkte mes dy ekipeve kanë përfunduar 1-1, por Atlético ka arsye të ndiejë optimizëm, pasi e mbylli fazën e grupeve në vendin e pestë për gola të shënuar (6 fitore, 2 humbje), duke realizuar 20 gola, më pak vetëm se Barcelona (28) dhe Borussia Dortmund (22).

Skuadra e Diego Simeone gjithashtu ka fituar dy përballjet e fundit evropiane kundër Realit, ndërsa vjen në këtë ndeshje me një seri prej dhjetë ndeshjesh pa humbje në të gjitha garat (6 fitore, 4 barazime), pas suksesit 1-0 ndaj Athletic Bilbaos të shtunën.

Megjithatë, ‘Los Colchoneros’ do të kenë një mision të vështirë, pasi kanë humbur tri ndeshjet e tyre të fundit jashtë fushe në fazën me eliminim direkt të Champions League, rekordi më i keq i tyre që nga vitet 1970.

Lajmi i mirë për ta është se pavarësisht humbjes 4-0 në transfertë ndaj Benficës në ndeshjen hapëse të grupit, më pas fituan tri ndeshjet e radhës evropiane jashtë fushe, duke shënuar mesatarisht katër gola për ndeshje.

Lojtarët për t’u ndjekur: Kylian Mbappé ka shënuar në tre nga pesë ndeshjet e Champions League në shtëpi këtë sezon, me të gjitha golat që kanë ardhur para minutës së 65-të.

Ángel Correa mund të rrezikojë në fundin e ndeshjes, pasi të tre golat e tij në UCL këtë sezon i ka shënuar jashtë fushe, pas minutës së 80-të.

Statistikë e nxehtë: Real Madridi ka humbur vetëm një nga 17 ndeshjet e fundit të tij në fazën me eliminim direkt në Evropë (11 fitore, 5 barazime).

Real Madrid-Atlético Madrid, formacionet e përballjes së