Bayern Munich do të varë fanelën e Franz Beckenbauer nën çatinë e Allianz Arena
Për të festuar 125-vjetorin e tij, Bayern Munich do të varë fanelën e ish-legjendës Franz Beckenbauer nën çatinë e stadiumit të tij, për t'i bërë homazhe atij, ashtu siç bëhet në arenat e basketbollit.
Fanela e “Kaiser”, me numrin e tij të famshëm 5, do të shihet për herë të parë të mërkurën kur do të presë Bayer Leverkusen në ndeshjen e parë të 1/16-tës së Ligës së Kampionëve (21:00).
Bayern Munich njoftoi gjithashtu se numri i liberos do të tërhiqet, i pari për klubin bavarez. Fanela do të varet mbi kthesën veriore dhe do të jetë 15.7 m e lartë dhe 10.4 m e gjerë.
“Ne jemi shumë të kënaqur që i bëjmë homazhe Franz Beckenbauer në këtë mënyrë të veçantë në Allianz Arena”, tha presidenti i klubit Herbert Hainer. Ky është stadiumi ku rreh zemra e FC Bayern-it dhe lidhja e veçantë që na bashkon me “Kaiserin” duhet të shihet nga lojtarët në çdo moment”.
Një legjendë e Bayern Munichut me 584 ndeshje të luajtura në fanelën bavareze dhe kampion bote me Gjermaninë në vitin 1974, Beckenbauer vdiq më 7 janar 2024 , në moshën 78-vjeçare.
